Banorët e Kievit jetuan një tjetër natë të tmerrshme ndërsa forcat ruse hynë në kufijtë e qytetit.

Alarmi i ri për sulm ajror në Kiev u bëri thirrje  qytetarëve të vrapojnë drejt strehimoreve. Është një tjetër alarm pas një nate luftimesh të forta dhe zhurmave të vazhdueshme të shpërthimeve, të cilat janë dëgjuar gjithnjë e më pranë qendrës së qytetit.

Nata e tretë e luftës në Ukrainë pa forcat e Kievit që i rezistuan me forcë sulmeve ruse që arritën në muret e kryeqytetit.

Presidenti Zelensky që drejtonte personalisht rezistencën refuzoi fluturimin për në Shtetet e Bashkuara duke kërkuar municione për të zmbrapsur armikun.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Beteja është këtu. Unë kam nevojë për municion, jo një udhëtim”. Me këto fjalë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky hodhi poshtë ofertën amerikane për evakuimin e Kievit.

Në një video të re të postuar në Twitter të shtunën në mëngjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mohoi çdo raportim se Ukraina ka hedhur armët, në një postim të titulluar “Mos u besoni falsifikimeve”.

“Unë jam këtu. Ne nuk po i lëmë armët. Ne do të mbrojmë vendin tonë, sepse arma jonë është e vërteta dhe e vërteta jonë është se kjo është toka jonë, vendi ynë, fëmijët tanë dhe ne do t’i mbrojmë të gjitha këto. Kjo është gjithçka që doja t’ju them. Lavdi Ukrainës”, tha ai.

Ai shtoi se sapo kishte folur me presidentin francez Emmanuel Macron. “Armët dhe pajisjet nga partnerët tanë janë rrugës për në Ukrainë”, shkroi ai. “Koalicioni kundër luftës po funksionon!”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë mediat ukrainase kanë përhapur lajmin për një tjetër fitore ndaj forcave ruse në kryeqytet.

Brigada e 101-të ukrainase shkatërroi një kolonë ruse të përbërë nga dy makina, dy kamionë me tanke dhe një tank tjetër, të neutralizuar pranë stacionit Beresteiska.

Forcat ukrainase kapën gjithashtu një dron rus në Detin e Zi që kishte shënjestruar një anije të rojes kufitare ukrainase. Forcat e Kievit rrëzuan dronin pranë Chornomorsk në rajonin e Odessa, shton Kyiv Independent .

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";