Presidenti ukrainas: Po luftohet përreth centralit bërthamor të Çernobilit, deklaratë lufte Europës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenti ukrainas: Po luftohet përreth centralit bërthamor të Çernobilit, deklaratë lufte Europës

Një tjetër zhvillim me pasoja të frikshme po regjistrohet në Ukrainë. Sipas presidentit Ukrainas Volodymyr Zelensky, dyluftime të ashpra midis forcave ruse dhe atyre ukrainase po ndodhin në zonën në afërsi të centralit bërthamor të Cernobilit, i njohur botërisht për aksidentin radiokativ të vitit 1986. Sipas burimeve, forcat ruse janë ato që kanë zbritur nga Bjellorusia aleate e Kremlinit.

Sipas presidentit ukrainas, “okupatorët rusë po kërkojnë të rrethojnë centralin e Cernobilit. Ushtarët tanë po japin jetën që tragjedia e vitit 1986 mos të përsëritet, kjo është deklaratë lufte për të gjithë Europën ”.

Nga viti i rrjedhjes së materialit radiokativ, që më pas në mënyra të ndryshme u shpërnda në të gjithë Europën, centrali ka qenë i mbrojtur nga një kupolë betoni për të shmangur rrezatimet.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy