Presidenti ukrainas: Konflikti me Rusinë do të nënkuptonte luftë të përgjithshme në Evropë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenti ukrainas: Konflikti me Rusinë do të nënkuptonte luftë të përgjithshme në Evropë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se konflikti ushtarak me Rusinë jo vetëm që do të përfshijë Ukrainën, por do të sjell luftë të përgjithshme në Evropë.

Duke folur me kryeministrin britanik Boris Johnson në Kiev, Zelensky theksoi se liderët kanë diskutuar për hapat e mëtejshëm për frenimin e Rusisë.

Zelensky tha se Kievi ka marrë një qasje më të përgjegjshme ndaj marrëveshjes së armëpushimit nga Minsku për përfundimin e luftës në lindje të Ukrainës, por nuk ishte dakord me Moskën sa i përket rendit të zbatimit të marrëveshjes.

Ndërsa kryeministri britanik u shpreh se: “Është një rrezik prezent. Shohim që një numër i madh i trupave po mblidhen, shohim përgatitjet për të gjitha llojet e operacioneve që janë në kuadër me fushatën ushtarake”, shtoi Johnson duke paralajmëruar se sot do të bisedojë me Putinin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy