Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ftoi në një takim homologun e tij rus, Vladimir Putin. Ai propozoi që vendi i takimit të jetë në Donbass, zonën e konfliktit mes Kievit dhe Moskës. Presidenti ukrainas kërkoi rivendosjen e armëpushimit të rënë dakord në 2014 në Bjellorusi.

 

“Kishte një propozim për t’u takuar për të parë dhe kuptuar situatën sa më saktë që të jetë e mundur. Unë shkoj atje çdo muaj. Zoti Putin, unë jam gati të shkoj edhe më tej dhe t’ju ftoj në takim kudo në Donbass, ku po zhvillohet lufta”, tha Zelensky, në rusisht.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Gjatë ditëve të fundit Rusia ka vendosur njësi të armatosura në kufi në Ukrainën, duke rritur shqetësimet e vendeve perëndimore.

 

Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës në mars të vitit 2014, duke dërguar trupa dhe duke organizuar një referendum që u shpall i paligjshëm nga të paktën 100 vende.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";