
Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se nuk do t’i urdhërojë amerikanët që të përdorin maska mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Deklarata e kreut të Shtëpisë së Bardhë për mediat amerikane, vjen pasi eksperti i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci i kërkoi udhëheqësve të SHBA-së që ta bëjnë të detyrueshme mbajtjen e maskës.
“Unë dua që qytetarët të jenë të lirë, dhe nuk besoj se duhet t’i detyroj ata të vendosin maskë mbrojtëse. Unë nuk jam dakord me deklaratën që, nëse të gjithë vendosin maskë, virusi do të zhduket menjëherë. Të gjithë thanë mos vendosni maskë, dhe befasisht të gjithë vendosin maska. Siç e dini, edhe maskat shkaktojnë probleme.”
Por mbajtja e maskës është kthyer në një nga çështjet, e cila ka shkaktuar shumë debat në Shtetet te Bashkuara.
Shumica e guvernatorëve kanë sugjeruar që mbajtja e maskës të bëhet me detyrim, dhe jo zgjedhje personale.
Por mesa duket presidenti Trump këmbëngul që maska të jetë zgjedhje e qytetarëve. Madje edhe vetë presidenti zgjodhi të dilte në publik me maskë në fytyrë të shtunën e kaluar.
Por gjatë kësaj jave, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u bëri thirrje qytetarëve të mbajnë maska.
“Në një deklaratë, drejtori i kësaj qendre Robert Redfield tha se mbulimi i fytyrës është arma më e fuqishme që është në dispozicion për parandalimin e përhapjes së virusit.
SHBA-të vazhdojnë të jenë epiqendra e pandemisë së koronavirusit./VIZION PLUS/
The post Presidenti Trump kundër maskës mbrojtëse, ja për çfarë nuk bie dakord ai appeared first on Vizion Plus.