Presidenti Trump hedh idenë e shtyrjes së zgjedhjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenti Trump hedh idenë e shtyrjes së zgjedhjeve

Presidenti Donald Trump hodhi për herë të parë të enjten idenë për t’i shtyrë zgjedhjet presidenciale të nëntorit, pas aludimeve të tij se votimi me postë do të rezultojë në manipulime, aludime që nuk duket të kenë ndonjë bazë.

Presidenti Trump shkroi në Twitter se “Me votimin e përgjithshëm me postë zgjedhjet e 2020s do të jenë zgjedhjet më të pasakta dhe më të manipuluara në histori. Do të jetë një turp i madh për SHBA. A duhen shtyrë zgjedhjet në mënyrë që njerëzit të mund të votojnë siç duhet???,” shkruante presidenti në Twitter.

Advertisement

Datat e zgjedhjeve federale përcaktohen nga Kongresi dhe Kushtetuta nuk parashikon asnjë dispozitë për shtyrje të ceremonisë së inagurimit të Presidentit më 20 janar 2021./ VOA

The post Presidenti Trump hedh idenë e shtyrjes së zgjedhjeve appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy