
Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka ftuar ditën e enjte për një tryezë të kreun e PD, Lulzim Basha dhe aleatët e opozitës, të cilët pas shembjes së Teatrit Kombëtar kanë bërë thirrje për protesta.
Konfirmohet se takimi pritet të realizohet në Pallatin e Brigadave ditën e enjte më 21 maj.
Pjesë e axhendës së takimit, mësohet se do të jenë çështje më akute, si shembja e Teatrit Kombëtar, bllokimi i tryezës së Reformës Zgjedhore, po ashtu dhe zhvillimet e tjera politike.
Një ditë më parë, kreu i shtetit ka realizuar një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, ndërkohë që pritet të startojë dhe tryezën me faktorin politik, që pas 17 majit, duket se është rikthyer sërish në ngërç.
Shembja e Teatrit Kombëtar është quajtur nga kreu i shtetit si akt cubash, por dhe si akt i programuar shkombëtarizues.
Advertisement