Pas fjalimit të ashpër të presidentit amerikan Joe Biden ditën e enjte, se një pjesë e mbështetësve të Trump kishin prirje ekstremiste dhe se vetë Trump ishte një kërcënim për Amerikën, ka ardhur edhe reagimi i ish-presidenti Donald Trump. Gjatë një fjalimi në fushatë për zgjedhjet e mesme në Filadelfia, Trump e quajti  Bidenin një turp për Amerikën dhe kërcënim për shtetin.

 

Donald Trump

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Këtë javë, Joe Biden erdhi në Filadelfia për të mbajtur fjalimin më të egër, më të urryer dhe me përçarës të mbajtur ndonjëherë nga një president amerikan, i cili përçmoi 70 milionë votues. Ne do t’i japim fund karrierave politike të Nancy Pelosi dhe Joe Biden,Ai është armiku i shtetit nëse doni të dini të vërtetën”.

 

Përplasja e ashpër midis presidentit aktual dhe paraardhësit të tij vjen vetëm 2 muaj para zgjedhjeve të mesme, nga ku do të dalin anëtarët e kongresit. Biden e ka akuzuar shpesh Trump se është një kërcënim për demokracinë, duke i përmendur ngjarjet e 6 janarit, si dhe hetimin nga FBI për marrje të dokumenteve të klasifikuara. Trump e ka lënë të hapur mundësinë e rikandidimit për president në zgjedhjet e vitit 2024.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";