Pas fjalimit të ashpër të presidentit amerikan Joe Biden ditën e enjte, se një pjesë e mbështetësve të Trump kishin prirje ekstremiste dhe se vetë Trump ishte një kërcënim për Amerikën, ka ardhur edhe reagimi i ish-presidenti Donald Trump. Gjatë një fjalimi në fushatë për zgjedhjet e mesme në Filadelfia, Trump e quajti Bidenin një turp për Amerikën dhe kërcënim për shtetin.
Donald Trump
Advertisement“Këtë javë, Joe Biden erdhi në Filadelfia për të mbajtur fjalimin më të egër, më të urryer dhe me përçarës të mbajtur ndonjëherë nga një president amerikan, i cili përçmoi 70 milionë votues. Ne do t’i japim fund karrierave politike të Nancy Pelosi dhe Joe Biden,Ai është armiku i shtetit nëse doni të dini të vërtetën”.
Përplasja e ashpër midis presidentit aktual dhe paraardhësit të tij vjen vetëm 2 muaj para zgjedhjeve të mesme, nga ku do të dalin anëtarët e kongresit. Biden e ka akuzuar shpesh Trump se është një kërcënim për demokracinë, duke i përmendur ngjarjet e 6 janarit, si dhe hetimin nga FBI për marrje të dokumenteve të klasifikuara. Trump e ka lënë të hapur mundësinë e rikandidimit për president në zgjedhjet e vitit 2024.