Presidenti Italian: Mos i përplasni njëri-tjetrit vuajtjet e Covid 19!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenti Italian: Mos i përplasni njëri-tjetrit vuajtjet e Covid 19!

Presidenti Italian: Mos i përplasni njëri-tjetrit vuajtjet e Covid 19!

Këtë herë është një 2 qershor shumë ndryshëm nga ai i zakonshmi, sepse mbizotërohet nga shumë vuajtje të shkaktuara nga koronavirusi. “Një makth global”, e përcakton Sergio Mattarella, i cili sipas tij” duhet kapërcyer me vullnetin e një fillimi të ri”.

Dhe rifillimi, civil dhe ekonomik, duhet të ndodhë “duke na parë të gjithë ne së bashku, siç arritëm ta bënim me lindjen e Republikës në 1946”, sipas kreut të shtetit Italian, i cili i bëri këto komente në 74 vjetorin e Republikës.

Ai kujtoi “kapërcimin e ndarjeve që kishin copëtuar vendin”, duke thënë se si atëherë, duhet ta gjejmë veten “të detyruar nga një fat i përbashkët” në atë “unitet moral që ishte çimentoja e vërtetë që na mbajti së bashku”.

Advertisement

“ Kjo, shtoi presidenti, “ është diçka që vjen para politikës dhe shënon kufirin e saj. Diçka që nuk është e disponueshme për asnjë shumicë dhe për çdo kundërshtim: uniteti moral, ndarja e një fati të vetëm, ndjenja e përgjegjësisë për njëri-tjetrin. Një brez me tjetrin.

Një territor me tjetrin. Një mjedis shoqëror me tjetrin. Të gjitha pjesët e së njëjtës histori. Nga të njëjtët njerëz “.

Mattarella bëri thirrje që të lihen mënjanë ndasitë përpara këtij rreziku të përbashkët që përbën pandemia, që e ka goditur sic tha ai Italinë aspektin shëndetësor, ekonomik dhe shoqëror …” Vuajtjet e shkaktuara nga sëmundja mos i përdorni kundër njëri-tjetrit”, ishte mesazhi i tij.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy