Presidenti i Libanit nuk përjashtoi mundësinë që në Bejrut të ketë patur një sulm me raketë ose bombë, që la pas qindra të vdekur dhe të plagosur.
Michel Aoun sqaroi se hetimet nuk kanë përfunduar akoma dhe se nuk ka akoma një version zyrtar.
“Shkaku nuk është përcaktuar ende. Ekziston mundësia e ndërhyrjes së jashtme me një raketë, bombë ose një akt tjetër. Hetimi i shpërthimit në depo, ku ndodhej materiali shumë eksploziv, po zhvillohet në tre nivele. Së pari, si hyri dhe u ruajt materiali eksploziv…së dyti, nëse shpërthimi ishte rezultat i pakujdesisë apo një aksident…dhe së treti, mundësia që të kishte ndikime të jashtme”, tha ai.
The post Presidenti i Libanit: Në Bejrut mund të jetë hedhur raketë ose bombë appeared first on Vizion Plus.