Në një fjalim të enjten, përpara ligjvënësve të të dyja dhomave të Kongresit amerikan, Presidenti i Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol tha se aleanca 70-vjeçare mes dy vendeve, është më e fortë se kurrë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson, në fillim të kësaj jave, zoti Yoon dhe Presidenti Joe Biden ranë dakord të forcojnë bashkëpunimin bërthamor, përballë tensioneve në rritje rajonale.

 

Presidenti i Koresë së Jugut Yoon Suk Yeo i dha fund një vizitë të suksesshme në Shtetet e Bashkuara me një fjalim përpara ligjvënësve amerikanë të enjten.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aleanca jonë u krijua 70 vite më parë për të mbrojtur lirinë e Koresë. Ajo është shndërruar tashmë në një aleancë globale që mbron lirinë dhe paqen në mbarë botën”.

 

Të mërkurën zoti Yoon dhe Presidenti Joe Biden nënshkruan të ashtuquajturën Deklaratë e Uashingtonit, falë së cilës dy vendet rane dakord për të forcuar bashkëpunimin bërthamor. Udhëheqësi i Koresë së Jugut tha para Kongresit, se marrëveshja duhet të jetë vetëm hapi i parë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ne duhet të përshpejtojmë bashkëpunimin trepalësh në fushën e sigurisë mes Koresë, SHBA-ve dhe Japonisë, për t’iu përgjigjur një kërcënimi bërthamor në rritje të Koresë së Veriut”.

 

Të enjten ministria e Jashtme kineze e kritikoi marrëveshjen.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo që kanë bërë Shtetet e Bashkuara vjen erë mentalitet i Luftës së Ftohtë dhe provokon konfrontim në bllok. Ajo minon Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore dhe interesat strategjike të vendeve të tjera. Gjithashtu rrit tensionet në gadishull dhe minon paqen rajonale”, tha Mao Ning, zëdhënës i ministrisë së Jashtme kineze.

 

Por zoti Yoon u tha ligjvënësve amerikanë se Koreja e Jugut kërkon paqe në gadishull.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Korenë e Veriut ekziston një regjim i vendosur për të ndjekur një rrugë të gabuar. Ka një dallim të madh mes Seulit, që zgjodhi lirinë dhe demokracinë dhe Phenianin, që zgjodhi diktaturën dhe komunizmin”, tha ai.

 

Gjatë vizitës së tij treditore në Uashington, zoti Yoon theksoi se marrëdhëniet e vendit të tij me Shtetet e Bashkuara shtrihen përtej mbrojtjes reciproke. Ai vlerësoi kontributin e Uashingtonit për të shërbyer në luftën koreane.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Koreja nuk do t’i harrojë kurrë heronjtë e mëdhenj amerikanë që luftuan me ne, në mbrojtje të lirisë”.

 

Por mes dy vendeve ndër shekuj ekzistojne lidhje të forta kulturore.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Koreja dhe Shtetet e Bashkuara janë fuqitë më të mëdha të teknologjisë në botë. Ato udhëheqin inovacionin dhe imagjinatën. Së bashku do të krijojmë një simbiozë më të fuqishme”, tha zoti Yoon.

 

Bazuar në Deklaratën e Uashingtonit, Seuli do të ruajë statusin e tij si një vend pa kapacitete bërthamore si dhe do të përfshihet në diskutimet mbi dislokimin e armatimeve amerikane./voa

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";