Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev deklaroi se kushti i vetëm që i jep fund konfliktit në Nago-Karabakut është tërheqja e forcave armene nga territori i okupuar i Azerbajxhanit.
Ai tha se Azerbajxhani po lufton për qëllimin e drejtë të vendosjes së integritetit të tij territorial.
“Po luftojmë për gjënë e duhur. Kemi të drejtë nga pikëpamja juridike, historike dhe ndërkombëtare. Kushti i vetëm i Azerbajxhanit është tërheqja e ushtrisë armene. Nëse ushtria armene tërhiqet nga territori i okupuar, konfliktet do të ndalen. Kjo çështje duhet të zgjidhet me mjete ushtarake, nëse nuk mund të negociohet”, theksoi Aliyev.
Ndër të tjera, ai tha se forcat azerbajxhanase kishin çliruar disa nga pikat strategjike përmes operacioneve të suksesshme.
“Ne do të rivendosim integritetin e Azerbajxhanit. Populli armen duhet ta kuptojë këtë.”
The post Presidenti i Azerbajxhanit: Ky është kushti i vetëm që i jep fund luftës në Nagorno-Karabakh appeared first on Vizion Plus.