Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani thotë se nuk do të heqë dorë nga “arritjet” e bëra në 20 vjetët e fundit dhe se konsultimet për t’i dhënë fund dhunës, janë duke u zhvilluar.

Ai shtoi se nuk do të lejojë që lufta që i është imponuar vendit, të shkaktojë vdekjen e të pafajshmëve.

Ghani tha se nuk do të lejojë shkatërrimin e strukturave publike dhe vazhdimin e kaosit. Ndërkohë talebanët kanë mbërritur në distriktin e Asiab, vetëm 11 kilometra në jug të Kabulit.

Ndërsa sipas burimeve të brendshme të gjitha ambasadat në kryeqytet po boshatisen. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar tetë mijë ushtarë për të mbrojtur personelin amerikan të evakuohet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres u ka kërkuar talebanëve ti japin fund dhunës në të gjithë Afganistanin dhe të negociojnë për paqe. Mbi 1,000 civilë në Afganistan janë vrarë dhe  mijëra janë zhvendosur si pasojë e konflikteve të fundit, sipas OKB -së.