Presidenti gjerman: Unë propozova të zhvilloj një vizitë në Kiev, po ata më refuzuan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenti gjerman: Unë propozova të zhvilloj një vizitë në Kiev, po ata më refuzuan

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, tha se ai ishte ofruar që të vizitonte Ukrainën së bashku me liderë të tjerë evropianë, por autoritetet e Kievit refuzuan.

 

“Isha gati ta bëja, por me sa duket, dhe duhet të kem parasysh, nuk ishte e kërkuar nga Kievi”, shpjegoi kreu i shtetit gjatë misionit të tij në Varshavë.

 

Advertisement

Ai konfirmoi se kishte propozuar një vizitë në Ukrainë së bashku me presidentin e Polonisë dhe të tre vendeve baltike, për të dhënë “një shenjë të fortë të solidaritetit evropian”. Vizita e presidentit gjerman, megjithatë, u refuzua nga presidenti ukrainas Zelensky, sipas asaj që raportoi Bild pasditen e sotme.

 

Arsyeja e refuzimit të vizitës nga Kievi ishin qëndrimet e hapura ndaj Rusisë që Steinmeier ka pasur prej shumë vitesh. Megjithatë, Steinmeier përsëriti fjalët e dënimit të fortë dhe të ashpër të Moskës dhe Vladimir Putinit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy