Presidenti Joe Biden priti të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë presidentin izraelit Isaac Herzog për të diskutuar mbi sfidat e sigurisë rajonale, përfshirë kërcënimin nga Irani, si dhe mënyrat për të thelluar integrimin rajonal të Izraelit dhe normalizimin me botën arabe.

 

Presidenti Biden theksoi angazhimin “e hekurt” të Shteteve të Bashkuara ndaj Izraelit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shtetet e Bashkuara kanë një përkushtim të hekurt ndaj Izraelit bazuar në parimet tona, idetë dhe vlerat tona, i tha ai zotit Herzog në praninë e gazetarëve para takimit.

 

Takimi zhvillohet përpara ndryshimeve të mundshme politike në të dy vendet pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli përballen me zgjedhje në javët e ardhshme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Miqësia dhe lidhja jonë e fortë i tejkalojnë të gjitha dallimet politike, opinionet dhe partitë”, tha Presidenti Herzog.

 

Vizita nuk pritet të sjellë ndonjë rezultat domethënës, por ka një rëndësi simbolike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Të dyja palët kanë interes të përpiqen të sigurohen që marrëdhëniet të shihet si diçka që nuk është partiake në politikën amerikane”, tha Jonathan Rynhold, kreu i departamentit të studimeve politike në Universitetin Bar-Ilan të Izraelit.

 

Profesori Rynhold i tha Zërit të Amerikës se takimi i Presidentit Biden me homologun Herzog, i qendrës së majtë, do të vlerësohej pozitivisht sepse, “kjo e bën Izraelin të mos jetë një çështje e diskutueshme për demokratët”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zgjedhjet

 

Sondazhet sugjerojnë se në zgjedhjet e ardhshme të nëntorit, demokratët mund të humbasin shumicën e vogël që kanë në Dhomën e Përfaqësuesve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në të njëjtin muaj, Izraeli do të zhvillojë zgjedhje, të pestat në katër vjet, një garë e ngushtë që do të vërë përballë ish-kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe kundërshtarin Yair Lapid, i cili ka qenë kryeministër i përkohshëm që nga korriku, pas rënies së qeverisë së zotit Naftali Bennett.

 

Ndërsa parashikimet nuk flasin për një shumicë të qartë dhe duke patur parasyshë rolin e presidentit izraelit për të emëruar kryeministrin për formimin e qeverisë, Presidenti Biden do të dëshironte të dijë se çfarë po mendon Presidenti Herzog, tha për Zërin e Amerikës zoti Rynhold.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa Izraeli zgjedh presidentin çdo shtatë vjet, zoti Herzog do të jetë në atë post pavarësisht se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm.

 

“Nëse do të ketë një qeveri të zotit Netanyahu dhe një qeveri të ekstremit të djathtë, atëherë është e mundur që Presidenti Herzog mund të shihet si një mënyrë më e lehtë komunikimi”, tha zoti Rynhold.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Izraeli dhe Libani

 

Më herët në tetor, pas muajsh ndërmjetësimi, Presidenti Biden njoftoi një “përparim historik”, në të cilin Izraeli dhe Libani ranë dakord t’i japin fund zyrtarisht një mosmarrëveshje për kufijtë detarë dhe të vendosnin një kufi të përhershëm detar. Palët pritet të nënshkruajnë marrëveshjen të enjten.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Patët shumë guxim dhe kurajo bazuar në parime dhe diplomaci këmbëngulëse për ta arritur marrëveshjen”, i tha Presidenti Biden homologut Herzog.

 

Mbrojtja ajrore rajonale

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në qershor, Izraeli njoftoi se po krijon një Aleancë të Mbrojtjes Ajrore të Lindjes së Mesme të sponsorizuar nga SHBA, një rrjet sistemesh të mbrojtjes ajrore me fqinjët e tij të Gjirit për të penguar sulmet iraniane.

 

Një projekt-ligj që do të nxiste zhvillimin e një arkitekture të tillë të mbrojtjes, po shqyrtohet aktualisht në Kongresin amerikan.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këshilltari i komunikimieve strategjike të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, John Kirby, i tha Zërit të Amerikës gjatë një konference shtypi të mërkurën se nuk ka asnjë afat kohor për arkitekturën e mbrojtjes.

 

“Komanda Qendrore [SHBA] po punon me partnerët tanë në rajon”, tha ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një sistem rajonal i mbrojtjes ajrore mund të lehtësojë njohjen më të gjerë diplomatike të Izraelit nga vendet e Gjirit, përfshirë Arabinë Saudite, pas Marrëveshjeve të Abrahamit të vitit 2020 – marrëveshjet e normalizimit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin të ndërmjetësuara nga administrata e Presidentit Trump.

 

Presidenti Herzog tha se e mërkura shënon 40 ditë nga vdekja e Mahsa Aminit, një grua iraniane që vdiq në duart e policisë pasi u arrestua për mbajtjen e pahijshme të shamisë së kokës të mandatuar nga shteti.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Irani “po i shtyp qytetarët e vet, po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore dhe po furnizon armë vdekjeprurëse që po vrasin qytetarë të pafajshëm në Ukrainë”, tha Presidenti Herzog, duke iu referuar Teheranit që furnizon Rusinë me dronët e përdorur në luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Irani i mohon akuzat.

 

Mbështetja e Izraelit për Ukrainën

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Izraeli ka refuzuar kërkesën e Ukrainës për sisteme izraelite të mbrojtjes ajrore që mund të rrëzojnë dronët iranianë të komanduar nga Rusia, por ka ofruar të ndihmojë ukrainasit të zhvillojnë sisteme sinjalizimi për popullsinë civile në rast sulmesh ajrore.

 

Izraeli e ka dënuar agresionin rus, por deri më tani ka ofruar vetëm ndihma humanitare për Ukrainën./voa

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";