Presidenti Joe Biden anuloi të martën një ndalesë të planifikuar në Jordani pas një vizite në Izrael si pasojë e një shpërthimi në një spital në Gaza që vrau rreth 500 palestinezë.

 

“Pas konsultimeve me Mbretin Abdullah të Jordanisë dhe duke marrë parasysh që Presidenti i Autoritetet Palestinez Mahmoud Abbas ka shpallur ditë zie (për viktimat e shpërthimit në spitalin e Gazës), Presidenti Biden vendosi të shtyjë udhëtimin në Jordani dhe takimet e planifikuara me Mbretin Abdullah dhe Presidentin e Egjiptit el-Sisi”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

“Ai mezi pret të konsultohet personalisht me këta udhëheqës së shpejti dhe ra dakord të mbetet i angazhuar rregullisht dhe drejtpërdrejt me secilin prej tyre gjatë ditëve në vijim”, tha zyrtari. Presidenti Biden u nis të martën në mbremje drejt Izraelit, ku do të shpreh mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Izraelin në luftën kundër militantëve të Hamasit. Pas vizitës në Izrael, Presidenti Biden kishte në plan të shkonte në Jordani për takime me Mbretin Abdullah, Presidentin e Egjiptit Abdel Fattah el-Sissi dhe Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një shpërthim masiv të martën në një spital të qytetit të Gazës, të mbushur me të plagosur dhe palestinezë të tjerë që kërkonin strehim vrau qindra njerëz, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi. Zyrtarët e grupit militant të Hamasit thanë se shpërthimi u shaktua nga një sulm ajror izraelit, ndërsa ushtria izraelite tha se spitali u godit nga një raketë e lëshuar nga militantët palestinezë.

 

Qindra palestinezë kanë gjetur strehë në al-Ahli dhe spitale të tjera në qytetin e Gazës në ditët e kaluara, në përpjekje për të shpëtuar nga bombardimet pasi Izraeli urdhëroi të gjithë banorët e qytetit dhe zonave përreth që të evakuoheshin në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Hamasi, që është përgjegjës për sulmin terrorist të 7 tetorit ndaj Izraelit, në të cilin u vranë 1400 njerëz dhe ka refuzuar prej kohësh të njohë shtetin e Izraelit, tha se “bashkësia ndërkombëtare dhe vendet arabe dhe islamike duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të ndërhyjnë menjëherë për të ndalur pushtimin dhe ushtrinë fashiste (të Izraelit)”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sissi lëshojë një deklaratë të martën, ku thotë se “dënon sulmi izraelit ndaj spitalit në Gazë”, të cilin e quajti “një shkelje të qartë të ligjeve ndërkombëtare”.

Shtëpia e Bardhë tha se gjatë vizitës në Izrael Presidenti Biden do të përsërisë se Hamasi nuk mbështet të drejtën e popullit palestinez për dinjitet dhe vetëvendosje dhe do të diskutojë mbi nevojat humanitare të civilëve në Rripin e Gazës./voa

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";