Shkrimtari Zef Përgega duke folur drejtpërdrejtë nga Michigani për “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar situatën e zgjedhjeve në SHBA.

Përgega tha se vota shqiptare do të shkojë masivisht për kandidatin Donald Trump.

Sipas tij në fillim shqiptarët votonin për demokratët pasi kërkonin zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por tani vota e tyre do të shkojë për Trump, pasi shqiptarët janë konsveratorë.

Pjesë nga biseda:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Borakaj: Si është dita sot në Michigan?

Përgega: Votimet zhvillohen në mënyrë të qetë. Në disa qytetet forcat speciale kanë marrë në administrim disa qendra votimi. Shtatë shtete janë ato që vendosin, ku në 5-së shtete është në krye presidenti Trump. Edhe këtu në Michigan Trump ka ardhur 11 herë. Mendoj që është një kthesë edhe e shqiptarëve të Amerikës. Në fillim shqiptarët votuan më shumë për Biden me qëllimin për të zgjidhur çështjen e Kosovës, tani kanë ndërruar pak mendje. Duke qenë se vijnë nga familje konservatore, shqiptarët do të votojnë për familje, por edhe për çështjen e Kosovës.

Borakaj: Ju jetoni në një nga dy shtete me numrin më të madh të shqiptarëve, ka një pjesëmarrje të lartë, në avantazh të kujt shkon?

Përgega: Është në avantazh të Presidentit Trump, pasi ata janë të informuar se politika e Harris do të jetë vijushmëri e presidentit Obama dhe Biden, që kanë mbajtur pezull çështjen e Kosovës. Malësorët e Malësisë së Madhe kanë filluar demonstrata për çështjen e Kosovës nga viti 1963, deris a u shpall Pavarësia e Kosovës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";