Këngëtari i njohur Toby Keith ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare, pas betejës me kancerin. Kantautori i “Should’ve Been a Cowboy”, i cili kishte kancer në stomak ndërroi jetë këtë të hënë.

Ai ishte diagnostifikuar me sëmunden e rëndë në vitin 2022 dhe kishte nisur edhe trajtimin me kimioterapi, pork jo nuk e ndaloi që ai të performonte në koncerte të ndryshme.

Së fundmi, ai u shfaq duke luajtur në Las Vegas në dhjetor. Ai gjithashtu performoi në People’s Choice Country Awards në 2023 teksa këndoi këngën e tij “Don’t Let the Old Man In”.

“Kanceri është një slitë me rul”, tha ai për KWTV gjatë një interviste të transmetuar muajin e kaluar. “Ti thjesht ulesh këtu dhe prit që të largohet. Mund të mos largohet kurrë.”, tha Toby Keith./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";