Një nxënës me aftësi të kufizuara në një shkollë në Firenze u vendos papritur në qendër të sulmeve e sharjeve nga shokët e tij të klasës. Faji i tij? Ishte pozitiv me koronavirus. Pasi kjo u mor vesh, në celularin e tij pati një “bum” mesazhesh, ku shokët e tij e bënin fajtor atë pse ishin të gjithë në karantinë.
“Ishte një episod i tmerrshëm. Gjeste si këto nuk duhet të nënçmohen. Ato janë krime. Jam e mërzitur dhe më vjen keq për këtë ndodhi. Shkolla duhet të ndërhyjë sa më shpejt të jetë e mundur. Unë as nuk mund ta imagjinoj se çfarë mund të ketë ndjerë djali. Ai ndihej fajtor, i mërzitur nga ligësia e shokëve të tij. Për fat të mirë, ai pati forcën të fliste me motrën e tij dhe i tregoi gjithçka. Më pas ajo e ndau ngjarjen me prindërit, të cilët folën me mua”, tha drejtoresha e shkollës Maria Francesca Cellai.
Nga 27 nxënës, shumë pak ishin ata që heshtën dhe vetëm tre e mbrojtën djalin. Ky i fundit u përpoq t’u shpjegonte shokëve të tij se diçka e tillë mund t’i ndodhë kujtdo. Por ata ju përgjigjën duke i kërkuar që të mos shfaqet në klasë pa maskë. Tani djali ka frikë të kthehet në shkollë. Mësuesit dhe drejtoresha do të angazhohen që diçka e tillë të mos përsëritet. Ata do të përfshijnë psikolgë që të flasin me nxënësit dhe t’u shpjegoj
në atyre çfarë po ndodh. Nxënësit që bullizuan djalin me aftësi të kufizuara do të ndëshkohen, ndërsa ata që i qëndruan në krah, do të shpërblehen.