Pas thirrjeve të vazhdueshme nga Perëndimi, Rusia ka pranuar një armëpushim në qytetin e rrethuar, Mariupol për të lejuar evakuimin e civilëve.

 

Ministria ruse e Mbrojtjes ka nënvizuar se për të qenë i suksesshëm, “operacioni humanitar” do të duhet të kryhet me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të komisionarit të Lartë të OKB-së për Refugjatët dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet ukrainase njoftuan se një kolonë prej 45 autobusësh është nisur për të ofruar furnizime humanitare dhe për të nxjerrë qytetarët nga qyteti jugor. Kryebashkiaku i qytetit tha se janë rreth 170,000 banorë që ishin të bllokuar në kushte të vështira pa energji, ushqime dhe ilaçe.

 

Ndërkohë, bombardimet dhe sulmet me raketa ruse kanë vazhduar në Kiev dhe Çernihiv, pavarësisht marrëveshjes për reduktimin e aktivitetit ushtarak.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, i cilësoi si “fraza të bukura” premtimet ruse për të zvogëluar aktivitetin ushtarak, pasi në terren janë raportuar sulme të vazhdueshme. Bisedimet megjithatë, pritet të rifillojnë sërish këtë të premte.

 

Nga ana tjetër, Ukraina ka tërhequr ambasadorët nga Gjeorgjia dhe Maroku, pasi këto vende nuk kanë bërë mjaftueshëm për të ndëshkuar Rusinë për pushtimin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";