![Praga feston ‘fitoren’ ndaj Covid me një banket të madh mbi urë (Foto)](https://www.gazeta-shqip.com/wp-content/uploads/2020/07/5efc60184db7d61acdfa7d1c9f7de526fef769d3e6733.jpg)
Mijëra njerëz shtruan një banket të madh, rreth 500 m të gjatë, mbi urën historike ‘Charles’ në Pragë për të festuar ‘fundin’ e pandemisë në Çeki.
Pavarësisht paralajmërimit të OBSH-së se ‘më e keqja nuk ka ardhur ende’, pjesëmarrësit në festime nuk ruajtën as distancimin fizik dhe nuk ishin të pajisur me maska.
Ondrej Kobza, organizator i festës i tha agjencisë së lajmeve AFP se: “Ne duam të festojmë fundin e krizës së koronavirusit duke i lejuar njerëzit të takohen dhe të tregojnë se nuk kanë frikë”.
Me 12 mijë infeksione dhe 350 vdekje për 10 milion banorë, Republika Çeke ka arritur të përmbajë Covid-19 duke imponuar masa të rrepta izolimi dhe bllokimi, të cilat u hoqën vetëm javën e kaluar, por në vend po regjistrohen ende raste të reja, të paktën 20 u raportuan dje në kryeqytet.