Grupi i EPP ne Parlamentin Europian i bën thirrje Partisë Demokratike të vijojë bisedimet në tryezën politike për reformën zgjedhore.

Andrey Kovatchev, anëtar i Parlamentit Evropian dhe Shef i Delegacionit Bullgar në Grupin e EPP në PE, në një postim në Twitter ka komentuar edhe shembjen e Teatrit dhe protestat ku u përdor dhunë.

“Veprimet e fundit kontroverse dhe përplasjet me protestuesit në Shqipëri janë për të ardhur keq. Të gjithë palët e interesuara duhet të angazhohen për të gjetur një zgjidhje të pranuar gjerësisht”.

Andrey Kovatchev shkruan më tej se kjo nuk duhet të pengojë avancimin e reformës zgjedhore dhe se PD duhet te angazhohet në bisedime.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Respektimi i sundimit të ligjit dhe puna e mëtejshme mbi 15 çështjet që duhet të monitorohen nga afër nga @EU_Commission dhe Shtetet Anëtare.

@pdshqiperi duhet të jetë plotësisht e angazhuar në bisedime mbi reformën zgjedhore”, shkruan anëtari i PE.