
Pas shtatë vitesh në arrati, kapet anëtari i një bande mafioze italiane. Ai u arrestua në Republikën Dominikane, pasi u shfaq në një video gatimi në Youtube. Ai u kujdes që mos ta tregonte fytyrën, por u “tradhtua” nga tatuazhet dalluese në trupin e tij.
53-vjeçari Marc Feren Claude Biart ishte në arrati që prej vitit 2014, kur prokurorët italianë urdhëruan arrestimin e tij për trafik kokaine në Hollandë. Prej asaj kohë, ai kishte jetuar në Boca Chica.
Një tjetër mafioz nga klani “Ndrangheta” u arrestua të hënën në Portugali. Francesco Pelle, i cili ishte në arrati për 14 vitesh dhe konsiderohej si një nga të arratisurit më të rrezikshëm italian, u gjurmua në një klinikë në Lisbonë, ku po merrte trajtim për Covid-19.
Advertisement