
Ministria e Shëndetësisë e Portugalisë deklaroi të hënën se vaksina AstraZeneca preferohet të përdoret për moshat nën-65 vjeç.
Ky vend bëhet i fundit evropian që ka shprehur rezerva lidhur me efikasitetin tek të moshuarit.
Grupi i parë i vaksinave AstraZeneca mbërriti të dielën, duke numëruar 42,300 doza.
Deri më tani, Ministria theksoi se Portugalia ka marrë më pak se 390 mijë doza të vaksinës Pfizer/BioNTech dhe 19,200 doza të Moderna.
Advertisement