Dy kandidatët në zgjedhjet presidenciale po përmbyllin fushatën e tyre në shtetet që konsiderohen vendimtare për shpalljen e fituesit. Në një tjetër ndalesë në shtetin Pensilvania, presidenti Donald Trump premtoi se vitin e ardhshëm ekonomia amerikane do të jetë më e madhja në histori.
DONALD TRUMP PRESIDENT I SHBA
“Nëse ne fitojmë, fiton amerika dhe do të kemi rritjen më të madhe ekonomike që është parë ndonjëherë. Në vitin 2016 Pensilvania zgjodhi të përzejë këtë kastë të korruptuar demokrate dhe vendosi Amerikën të parën. Një nga arsyet pse ju më zgjodhët ishte se unë nuk jam politikan, por më keni zgjedhur që të luftoj për ju dhe po e bëj mëmirë se cdo president tjetër. Nuk po garoj vetëm kundër Biden por edhe kundër medias së krahut të majtë dhe të ashtuquajturve gjigandë të teknologjisë.”
Advertisement
Kundërshtari demokrat, Joe Biden i mbështetur nga ish presidenti Barack Obama siguroi se ka nje plan te qarte per menaxhimin e pandemise se koronavirusit.
JOE BIDEN ISH ZV/PRESIDENT
Advertisement“Ju mund ti jepni fund kësaj presidence që e ka ndarë popullin dhe ka përcuar urrejtje në të gjithë botën. Nuk më intereson sa shumë përpiqet Donald Trump për të ndaluar njerëzit të votojnë. Zëri i amerikanëve do të dëgjohet, është koha që Trump të largohet. Kemi shumë punë për të bërë, nëse më zgjidhni president ne do të veprojmë së bashku.”
Dyzetetetë nga pesëdhjetë shtete përdorin metodën “fituesi i merr të gjitha”, për dhënien e votës. Kjo do të thotë se nëse një kandidat fiton më shumë se 50 për qind të votës popullore, të gjitha votat e zgjedhësve të atij shteti shkojnë për atë kandidat.