Politika lehtësuese për emigrantët, Biden: 500 mijë emigrantë do pajisen me dokumenta, kriteret që duhet të plotësojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Politika lehtësuese për emigrantët, Biden: 500 mijë emigrantë do pajisen me dokumenta, kriteret që duhet të plotësojnë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, pritet të shpallë një politikë të re që do të ‘shpëtonte’ nga dëbimi qindra mijëra emigrantë. Bëhet fjalë për emigrantë, të cilët janë bashkëshortë të qytetarëve amerikanë, burra dhe gra, dhe nuk kanë dokumentet e nevojshme.

Vendimi i presidentit demokrat për legalizimin e emigrantëve do të zbatohet për ata që kanë qenë në SHBA për të paktën 10 vjet dhe i lejojnë ata të punojnë legalisht.

Shtëpia e Bardhë vlerëson se nga kjo lëvizje do të përfitojnë më shumë se 500 mijë bashkëshortë të qytetarëve amerikanë, si dhe 50 mijë të rinj nën moshën 21 vjeç, prindi i të cilëve është i martuar me një shtetas amerikan.

Në fillim të qershorit, Joe Biden u zotua para bashkëqytetarëve të tij për ta bërë sistemin e emigracionit në SHBA “më të drejtë”.

Advertisement

Megjithatë, ata që plotësojnë kërkesat do të kenë tre vjet kohë për të aplikuar për qëndrim të përhershëm dhe do të kenë të drejtë për një leje pune trevjeçare. Shtëpia e Bardhë theksoi se ata që kualifikohen për këtë proces kanë qenë në SHBA për një mesatare prej 23 vjetësh dhe shumica e tyre kanë lindur në Meksikë./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy