Politico: Von der Leyen po fsheh raportin kritik për Italinë, qëllimi është të marr votën e Melonit për mandantin e dytë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Politico: Von der Leyen po fsheh raportin kritik për Italinë, qëllimi është të marr votën e Melonit për mandantin e dytë

Zgjedhjet e fundit në Parlamentin Europian kanë trazuar jo pak ujrat. Fitorja e ekstremit të djathtë, pritet të ndryshojë drejtim, ndërsa politikat botërore janë në pikëpyetje.

Pas këtyre zgjedhjeve, duket se ka ardhur edhe veprimi i parë nga Ursula von der Leyen. Politico shkruan se Von der Leyen ka fshehur një raport kritik për Romën, në kulmin e negociatave që ajo po bën për t’u rizgjedhur në një mandat të dytë si presidente e Unionit.

Politico thekson më tej se Von der Leyen kishte ndikuar që të shtyhej publikimi i një raporti për lirinë e medias në Itali, i cili është një hetim i Komisionit që thekson se ka një shtypje të medias së lirë në Itali që kur kryeministrja e ekstremit të djathtë Giorgia Meloni mori detyrën në vitin 2022.

Raporti vjetor që vlerëson se si vendet e BE-së respektojnë sundimin e ligjit pritej të miratohej më 3 korrik, por Von der Leyen ka ndërhyrë të shtyhet derisa të emërohet presidenti i ri i Komisionit.

Advertisement

Von der Leyen kërkon të bindë qeveritë e vendeve të BE-së për një mandat të dytë dhe Italia është një vend me rëndësi.

Politico thekson se vonesa e publikimit të raportit është e pazakontë dhe duket se është e motivuar politikisht.

Media e huaj shkruan se ndërhyrjet e qeverisë italiane në media dhe paditë që godasin gazetarët janë kthyer në të zakonshme në dy vitet e fundit.

Italia ra gjithashtu 5 vende më poshtë duke u renditur e 46-a në Indeksin e fundit të lirisë së shtypit nga Reporterët pa Kufij (RSF).

Advertisement

Në median e huaj theksohet se lëvizjet e Von der Leyen, për të shmangur kritikat mbi lirinë e medias ndaj Italisë kanë acaruar stafin brenda Komisionit.

Pas publikimit të këtij lajmi ka reaguar edhe Federata Europiane e Gazetarëve.

Ne jemi të kujdesshëm në lidhje me atë që shkruan Politico , sepse nëse do të ishte e vërtetë do të ishte shumë serioze. Ne kërkojmë që të publikohet raporti për sundimin e ligjit, kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne nuk negociojmë me të drejtat themelore të parashikuara në traktatin e BE-së. Parlamenti Evropian ka dështuar plotësisht me Orbanin dhe tani së bashku me Von Der Leyen ata nuk duhet të bëjnë të njëjtin gabim me Melonin apo me të tjerët. Ne jemi shumë të shqetësuar për këtë moment historik dhe kërkojmë që Von Der Leyen të mbetet konsistente me vlerat e BE-së. Sepse liria e shtypit është një nga shtyllat”, tha për Renate Schroeder, drejtoresha e Federatës Evropiane të Gazetarëve për “Il Fatto Quotidiano”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy