Policia vrau njeriun me ngjyrë, thyhen dyqane dhe grabiten sende me vlerë nga protestuesit (VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia vrau njeriun me ngjyrë, thyhen dyqane dhe grabiten sende me vlerë nga protestuesit (VIDEO)

Policia vrau njeriun me ngjyrë, thyhen dyqane dhe grabiten sende me vlerë nga protestuesit (VIDEO)Në Shtetet e Bashkuara ka pasur demonstrata masive, kundër vdekjes nën presion të njeriut me ngjyrë George Floyd, derisa në shumë shtete situata doli prej kontrolli.

Dyqane të shumta që shesin mallra të shtrenjta në lagjet e pasura në Beverly Hills dhe në Los Angeles janë thyer nga demonstruesit, të cilët vodhën gjëra me vlerë të lartë, ndërsa shkaktuan edhe dëme të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.

“T’i hamë të pasurit”, ka qenë një prej mbishkrimeve, që është shkruar afër një lokali të veshjeve të shtrenjta në lagjen e pasur Rodeo Drive, ndërsa demonstruesit janë parë duke u larguar me veshje luksoze.

Ngjarjet shqetësuese që janë parë gjatë ditëve të fundit, u krahasuan me zhvillimet e vitit 1992, kur rrugët e Los Angelesit ishin mbushur me demonstrues, pas rrahjes nga policia të aktivistit me ngjyrë, Rodney King.

Advertisement

Gjatë këtyre demonstratave, pjesëmarrësit janë bërë të dhunshëm duke ua vënë zjarrin shumë pronave private, ndërsa forcat policore iu kundërvunë në mënyra të ndryshme për përpjekje t’i shpërndanin nga rrugët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy