Policia italiane godet grupin e trafikantëve të drogës, 10 të arrestuar, 4 prej tyre shqiptarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

ITALI – Dhjetë persona me kombësi shqiptare, marokene dhe algjeriane, të cilët akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, veçanërisht kokainë dhe hashash, u arrestuan ditën e sotme gjatë një operacioni të zhvilluar në orët e para të mëngjesit në Fermo.

Hetimet

Hetimet nisën në dimrin e vitit 2022 nga Departamenti Operativ, Njësia Hetimore Fermo, nën drejtimin e Prokurorisë vendase. Pas hetimeve gati dy vjeçare u bë i mundur identifikimi dhe çmontimi i shoqatës kriminale, e dedikuar në tregtimin e sasive të mëdha të kokainës.

Grupi kriminal, i përbërë nga të paktën 18 persona, me qendër në këtë krahinë, furnizonte me lëndë narkotike (kokainë dhe pjesërisht edhe hashash) blerës të shumtë në zonë.

Advertisement

Për të shmangur zbulimin, tregtart e drogës përdornin metoda të sofistikuara shitjeje. Kishte raste kur “pakot” e drogës u shkonin blerësve deri në shtëpi.

Arrestimet

Nga 18 të dyshuarit, 4 shqiptarë (43, 39, 38 dhe 32 vjeç me banim të gjithë në Porto Sant’Elpidio) dhe 2 marokenë (27 dhe 21 vjeç me në Torre San Patrizio) përfunduan në burg. Një grua marokene u la në arrest shtëpie.

Ndërsa tre alegjerianë janë përzënë nga provinca e Fermos. Tetë personat e tjerë, pesë italianë dhe dy alegjerianë po vijojnë hetimet në gjendje të lirë.

Advertisement

Policia italiane vijon hetimet për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy