Vrasja e babait të saj ka shkaktuar trazira e lëvizje në të gjithë botën. Por me sa duket vajza gjashtë vjeçare e George Floyd nuk ka mbetur në mes të 4 rrugëve. Gianna ka falënderuar publikisht Kanye West pasi u zotua të paguante shkollimin e saj në kolegj.
“Faleminderit Kanye, prej teje unë do kem një arsim në kolegj. Mami dhe unë mirënjohëse për ju dhe familjen tuaj”, ka shkruar Gianna në një postim në “Instagram”. Ajo gjithashtu etikoi edhe gruan e West, Kim Kardashian dhe i bashkëngjiti hashtagun #JusticeForGeorgeFloyd.
Përveçse i siguroi arsimin në kolegj Gianna Floyd, është raportuar se West ka dhuruar 2 milin dollarë për organizatat që mbështesin familjet e Ahmaud Arbery dhe Breonna Taylor të cilët u qëlluan për vdekje nga oficerët e policisë në SH.B.A. në fillim të këtij viti.