Policia i kapi “mat” duke shitur “të bardhë” në parqe, dy shqiptarë të arrestuar në Itali

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia i kapi “mat” duke shitur “të bardhë” në parqe, dy shqiptarë të arrestuar në Itali

 

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.

 

Siç njofton Ansa, njëri prej tyre, 18 vjeç u arrestua pasditen e 24 nëntorit. Ai u ndalua  për një kontroll rutinë në parkun San Cassiano dhe iu gjetën 23 doza kokaine. I riu u arrestua në flagrancë dhe u dënua me 5 muaj e 10 ditë burg.

Advertisement

 

Sakaq, pasditen e 28 nëntorit, një 19-vjeçar shqiptar u befasua nga policia në parkun H Zone. Gjatë kontrollit atij iu gjetën 11 doza kokaine.

 

Kontrolli i mëpasshëm çoi në sekuestrimin e 313 gramëve kokainë, dy peshore dhe materiale të ndryshme paketimi, një armë lodër si dhe 1310 euro të konsideruara si të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Advertisement

 

I riu u arrestua dhe u dërgua në burgun e Astit në pritje të gjykimit. /vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy