Policia e Kosovës arreston një gjerman, kërkohej nga INTERPOL-i

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia e Kosovës arreston një gjerman, kërkohej nga INTERPOL-i

Një shtetas gjerman është arrestuar nga Policia e Kosovës më 2 gusht, ndaj të cilit Gjermania, përmes INTERPOL-it, kishte lëshuar urdhërrarestim ndërkombëtar.

 

Policia tha se i arrestuari dyshohet për veprën penale të “keqpërdorimit të fëmijëve në pornografi”.

 

Advertisement

Sipas njoftimit, arrestimi është kryer në Lipjan në orën 11:50.

 

Ndaj tij, autoritetet gjyqësore kanë shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orësh.

 

Advertisement

Kosova nuk është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare për Policinë Kriminale, pasi dy herë ka dështuar të anëtarësohet në këtë organizatë.

 

Agjencisë Ndërkombëtare Policore (INTERPOL), që përveç bashkëpunimit policor, do t’i mundësonte Kosovës që të lëshonte edhe urdhërarrestime ndërkombëtare. Megjithatë, autoritetet bashkëpunojnë me këtë organizatë dhe në të kaluarën kanë kryer arrestime në bazë të urdhërarrestimeve të lëshuara nga INTERPOL-i.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy