Policia në Francë është duke bastisur selinë e organizatorëve të Lojërave Olimpike Verore të vitit 2024 që mbahen në Paris.

 

Zyrtarët kanë thënë se bastisjet janë pjesë dy hetimeve preliminare për korrupsion.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Transmetuesi britanik BBC ka raportuar se policia është në kërkim, pas dyshimeve për keqpërdorim të parasë publike dhe favorizime lidhur me kontratat për ndërtim.

 

Një zëdhënës i komitetit organizativ Parisi 2024, i ka thënë BBC-së se organizata është duke “bashkëpunuar plotësisht me hetuesit”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lojërat Olimpike Verore të radhës do të mbahet më 26 korrik deri më 11 gusht të vitit 2024, ndërsa Lojërat Paralimpike do të mbahen në shtator.

 

Bastisjet e së martës janë një episod në kuadër të zhvillimeve që kanë prekur sportet në përgjithësi në Francë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në muajin maj, presidentja e Komitetit Olimpik Kombëtar të Francës, Brigitte Henriques, ka dhënë dorëheqje nga pozita që e ka pasur.

 

Nuk është dhënë asnjë arsye për vendimin e saj, ndonëse ka pasur zëra për luftë të brendshme në organizatë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më herët gjatë vitit, shefat e federatave të futbollit dhe rugbit në Francë, kanë dhënë dorëheqje, pas skandaleve të profilit të lartë./rel