Afro-amerikani George Floyd dhe polici, i cili i kishte vendosur gjurin në qafë, kishin punuar bashkë në një klub të natës për disa muaj, shkruan Independent.
Pronarja e lokalit Maya Santamaria, ka thënë se e kishte punësuar 46-vjeçarin Floyd dhe tani ish-policin e Minneapolisit, Derek Chauvin, 44-vjeç, transmeton Telegrafi.
Që të dy kishin punuar si sigurim në klubin e natës El Nuevo Rodeo në qytetin amerikan, ka deklaruar Santamaria për një televizion lokal. Santamaria që së fundmi kishte shituar lokalin pas më shumë se 20 viteve që e menaxhoi, ka zbuluar se Floyd dhe Chauvin të njëjtën kohë kishin punuar në klubin e saj, por nuk dihet nëse ata njiheshin mes vete.
E pas arrestimit të dhunshëm nga ana e policisë, Floyd ka ndërruar jetë ku më pas kanë shpërthyer protestat e dhunshme në mbarë Shtetet e Bashkuara.