Policë të mbuluar nga gjaku, njerëz që tërhiqen zvarrë/ Çfarë ndodhi dje në Londër (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policë të mbuluar nga gjaku, njerëz që tërhiqen zvarrë/ Çfarë ndodhi dje në Londër (FOTO)

Policë të mbuluar nga gjaku, njerëz që tërhiqen zvarrë/ Çfarë ndodhi dje në Londër (FOTO)

Disa oficerë policie u lënduan pas përleshjeve në protestat e “Black Lives Matter” në Londër.

Sipas mediave britanike, dhjetëra mijëra protestues dolën në Sheshin e Parlamentit, megjithëse Sekretarja e Shtetit, Priti Patel, u tha qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Nga pamjet e bëra publike nga mediat e huaja duket qartë tensioni mes policisë dhe protestuesve. Në foto duken policë të gjakosur, por edhe protestues që tërhiqen zvarrë nga policia.

Advertisement

Pavarësisht se disa prej protestuesve ishin paqësorë gjatë gjithë ditës, dhuna shpërtheu gjatë mbrëmjes në Whitehall, pasi dhjetëra mijëra prej tyre ishin mbledhur në kryeqytet për të luftuar kauzën kundër racizmit dhe për të kërkuar drejtësi për George Floyd.

Që kur Floyd u vra nga një polic më 25 maj, nuk kanë ndaluar protestat kundër padrejtësive që po iu bëhen njerëzve me ngjyrë, si dhe brutalitetin e policisë në raport me ta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy