Poetja amerikane, Louise Glück ka fituar çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2020.
Glück ka marrë çmimin Nobel me motivacionin “për zërin e saj poetik të pagabueshëm që me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën individuale universal”. Ajo është gruaja e 16-të që fiton Nobelin dhe e para amerikane që kur Toni Morrison mori çmimin në 1993.
Glück, e cila është autore e dhjetëra librave, ka lindur në Neë York në vitin 1943 dhe është rritur në Long Island.
Çmimi u dha në Stokholm nga Mats Malm, sekretari i përhershëm i Akademisë Suedeze.
Glück, 77 vjeçe, është profesoreshë e anglishtes në Universitetin Yale. Ajo bëri debutimin e saj në 1968 me “Firstborn” dhe “shumë shpejt u vlerësua si një nga poetët më të shquar në letërsinë bashkëkohore Amerikane”, thotë Akademia Nobel .
The post Poetja amerikane fiton çmimin Nobel në Letërsi për 2020 appeared first on Vizion Plus.