Një shtetas gjerman është qëlluar ndërsa po përpiqej të shkonte në aeroportin e Kabulit. Sipas një zëdhënëseje të qeverisë gjermane, i plagosuri po merr trajtim mjekësor dhe nuk ka rrezik për jetën. Ai do të evakuohet së shpejti.
Të shtënat janë dëshmi e kaosit në rritje rreth aeroportit, me raporte të qindra njerëzve pranë hyrjes, duke u përpjekur të fluturojnë nga Kabuli.
Advertisement
Një tjetër aeroplan ushtarak gjerman u ul këtë mëngjes në Hanover me 158 afganë në bord, thonë mediat lokale. Qindra gjermanë raportohet të jenë akoma në Afganistan dhe ushtria po planifikon të dërgojë dy helikopterë në kryeqytet për të ndihmuar transportimin e njerëzve në aeroport.