Një çift rus ka rënë nga kati i dytë i ballkonit të shtëpisë së tyre.
Olga Volkova dhe Yevgeny Karlagin, të dy 35 vjeç, u filmuan nga kalimtarët, teksa debatonin në ballkonin e tyre në një rrugë në Shën Petersburg.
Advertisement
Kangjellat nuk e kanë mbajtur dot peshën e tyre, duke bërë që çifti të humbasë ekuilibrin dhe të rrëzohet nga kati i dytë i ndërtesës së tyre.
Ata u dërguan me urgjencë në spital, ku u operuan për dëmtime të rënda. Fatmirësisht, nuk ndodhen në rrezik për jetën.
Advertisement