Një 17-vjeçar nga Pakistani vdiq pasi qëlloi aksidentalisht veten, teksa po filmonte një video në aplikacionin TikTok.
Sipas mediave të huaja, i riu i identifikuar si Tanveer thuhet se po filmonte veten me telefon, ndërsa mbante pistoletën e babait të tij. Raportohet se e gjithë ngjarja kishte ndodhur të dielën.
Pas përfundimit të ekzaminimeve mjekësore, trupi i të riut iu dorëzua familjes, raportojnë mediat lokale.
Advertisement
Lidhur me këtë rast policia ka nisur hetimin, ndërsa deklaroi se pistoleta, të cilën e posedonte babai i viktimës ishte me leje.