Ajo që duhet të ishte një ditë e bukur për familjen e Jessica Hildreth, u kthye në makth. 23-vjeçarja, nënë e dy djemve, njëri 6 dhe tjetri 3 vjeç, u shemb përdhe papritur dhe vdiq përpara tyre teksa po bënin një shëtitje në pyll.

Mjekët thonë se Jessica kishte pësuar një atak kardiak dhe se ka qenë e pamundur që ta ndihmonin. Të afërmit e dëshpëruar e përshkruan gruan e re si një njeri të rrallë, nga ata që I gjen “ një në një milionë vetë”.

Tragjedia e tmerrshme u konsumua në dukje pa asnjë shenjë paraprake, sepse 23 vjeçarja dukej mjaft e shëndetshme. Jessica ishte martuar prej 11 vjetësh me të dashurin e saj të gjimnazit, Lewis Riley dhe kishin një jetë shumë të mirë bashkë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";