Tensione dhe konflikte janë shënuar në kufirin ndarës mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut.
Mediat e huaja raportojnë se 20 ushtarë të Koresë së Veriut kanë kaluar kufirin dhe janë futur në pjesën jugore.
Ushtria e Koresë së Jugut dërgoi mesazhe dhe më pas gjuajti të shtëna paralajmëruese, duke i detyruar ushtarët e Veriut të ktheheshin në anën e tyre të kufirit.
Sulmi mes dy ushtrive u zhvillua në një zonë të mbipopulluar, në një zonë të fortifikuar kufitare.
Marrëdhëniet midis dy Koreve, teknikisht ende në luftë pasi konflikti i viteve 1950-1953 përfundoi me një armëpushim dhe jo me një traktat paqeje, janë në një pikë kritike.
Koreja e Veriut që drejtohet nga Kim Jong Un në javët e fundit ka dërguar qindra balona plot me plehra dhe fekale në Jug, ndërsa Seuli ka instaluar altoparlantë përgjatë kufirit për të transmetuar propagandë anti-Kim Jong Un në fushatat e stilit të Luftës së Ftohtë./vizionplus.tv