Planifikoi sulme në Shqipëri dhe Gjermani, 7 vjet burgim për pjesëtarin e IS-it

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Planifikoi sulme në Shqipëri dhe Gjermani, 7 vjet burgim për pjesëtarin e IS-it

Një gjykatë në Gjermani e dënoi me shtatë vjet burgim një azilkërkues nga Taxhikistani për anëtarësim në grupin militant, të ashtuquajtur Shteti Islamik (IS).

Sipas prokurorëve, i pandehuri 31 vjeçar, kishte planifikuar të kryente sulme në Gjermani dhe Shqipëri së bashku me një grup personash nga Taxhikistani.

Prokurorët akuzuan Ravshan B., mbiemri i të cilit nuk është bërë i ditur për shkak të ligjeve gjermane të privatësisë, si kreun e këtij grupi të dyshuar për formimin e një qelize terroriste.

Së bashku me një grup personash të tjerë nga Taxhikistani, 31-vjeçari shkoi në Shqipëri me porosinë e një rusi për të kryer një vrasje me pagesë 40,000 dollarëshe në mënyrë që të financonte qelizën terroriste të IS-it.

Advertisement

Operacioni në Shqipëri dështoi dhe ata u kthyen në Gjermani. Gjithashtu ky grup kishte planifikuar të vriste një individ afër Dyzeldorfit, i cili ishte kritik ndaj Islamit.

Ndër caqet e planifikuara për të sulmuar ishin bazat ushtarake amerikane në Gjermani.

Para vendimit të gjykatës, ky person bëri një dëshmi të pjesshme dhe kërkoi falje, duke thënë se i vjen “tmerrësisht keq për gjithçka”.

Prokurorët federalë kishin kërkuar një dënim prej tetë vjet e gjysmë, ndërsa mbrojtja nuk u deklarua për kohëzgjatjen e dënimit, por hodhi dyshime në disa pika kryesore të aktakuzës. Anëtarët e tjerë të grupit janë në paraburgim dhe po presin gjykimin./ Rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy