
Sateliti i parë për vëzhgimin e tokës të prodhuar nga Turqia me rezolucion të lartë është planifikuar për lancim vitin e ardhshëm, thanë sot zyrtarët turq, raporton Anadolu Agency.
Sateliti i ri, i quajtur “Imece”, është një hap shumë i rëndësishëm për përmbushjen e nevojave të sektorëve ushtarakë dhe civilë të Turqisë për imazhe me rezolucion të lartë nga teknologjia vendore, thanë pjesëmarrësit në një takim të organizuar nga Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank.
Punët përmbyllëse rreth montimi të satelitit po bëhen bashkërisht nga ministritë e Teknologjisë, Mbrojtjes dhe Transportit të Turqisë. Pas përfundimit të suksesshëm të testeve, është vendosur të fillojë prodhimi i satelitit.
Advertisement