Autori që plagosi me armë gjahu priftin ortodoks grek Nikolaos Kakavelakis jashtë një kishe në Lyon, ka përfunduar në pranga e policisë franceze.
Dyshohet se autori i krimit, i cili është me kombësi gjeorgjiane, ka deklaruar se gruaja e tij kishte një lidhje të fshehtë jashtëmartesore me priftin.
At Kakavelakis iu nënshtrua një operacioni të hënën, ku ka dalë nga koma.
Ndërkohë, gjeorgjiani iu ka thënë prokurorëve se nuk ka pasur qëllim vrasjen e priftit. Sa i përket gruas së atentatorit, edhe ajo ndodhet në paraburgim.
Advertisement