Një shtetas shqiptar, 51 vjeç është qëlluar me armë zjarri në portin e Paxos mbrëmjen e së mërkurës.
51 vjeçari është plagosur rëndë, dhe sipas mediave greke ndodhet i shtruar në spitalin e Janinës, ku është transferuar nga Qendra Shëndetësore e ishullit.
Advertisement
Raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.
51 vjeçari është gjetur i plagosur në portin e Lakkës, ndërsa autori mbetet i panjohur.
Advertisement
Mediat greke shkruajnë se, në vendngjarje nuk ka pasur dëshmitarë okularë. Disa fqinjë kanë dëgjuar të shtënat dhe m ë pas kanë njoftuar rojet bregdetare.