Mbrëmjen e së enjtes në Washington, SHBA, ka pasur reshje shiu dhe shkarkime të forta rrufeje. Për këtë shkak qyteti ka rrezikuar të përmbytet, por ajo çfarë ka qenë më e rrezikshme ishte edhe plagosja e dy gardistëve amerikanë si shkak i rrufesë. Ndërkohë që në videot e bëra publike nga mediat e huaja shihet që rrufeja ka shkarkuar në monumentin e Uashingtonit.
Kujtojmë se gjatë kësaj kohe në SHBA ka pasur edhe protesta të vazhdueshme si shkak i vdekjes së George Floyd, 46-vjeçarit me ngjyrë që u vra nga policia.
Maggiolo tha se gardistët u plagosën në Parkun Lafayette, në afërsi të Shtëpisë së Bardhë. “Ne morëm një telefonatë rreth mesnatës, ku na informuan që dy gardistët e Gardës së Shtetit ishin lënduar nga goditja e rrufesë.
Ne u përgjigjëm dhe të dy punonjësit u transportuan në një spital me lëndime të lehta e jo të rrezikshme për jetën”- është shprehur Zyrtari për Shërbime Publike të Departamentit të Zjarrit dhe Shërbimeve të Urgjencës, Vito Maggiolo.
“Anjëri prej tyre nuk kishte humbur ndjenjat, si edhe nuk kishin shenja të forta djegieje. Pranë vendit ku kanë qenë dy gardistët mesa duket ka qenë edhe një pemë”- tha Doug Buchanan.
Monumenti i Uashingtonit, 555 metra i gjatë, është goditur nga rrufeja në majën prej alumini, e cila është shkrirë nga goditjet e shumta përgjatë këtij viti. Shërbimi Kombëtar i motit njoftoi një paralajmërim për përmbytjen në Uashington D.C pasditen e së enjtes.