
Ramazan Rraja është dënuar me 12 vite burg në Belgjikë.
Organi i akuzës e akuzon Rrajën si pjesë e një grupi të organizuar kriminal në trafikimin e kokainës.
Gjatë gjykimit, Prokuroria Publike e kishte cilësuar këtë grup kriminal si një organizatë kriminale “të lartë” që nxirrte fitime të mëdha nga kontrabanda dhe trafikimi i kokainës. Si prova për këtë, prokuroria sekuestroi para, drogë dhe katër orë luksoze.
Falë pajisjeve të përgjimit që kishin vendosur, u zbulua se organizata mund të kishte lidhje me tre grupe kokaine. Hetuesit kanë mundur të përgjojnë bisedat telefonike, ku Rraja fliste me kreun e grupit, njëherazi dhe bashkëpunëtori i tij, Kaspars N. për një kontejner me banane që tashmë ishte kontrolluar nga dogana dhe kishte kaluar në mënyrë të sigurtë.