Pjesa më e madhe e forcave ruse që përparojnë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, janë më shumë se 50 km nga qendra e qytetit. Kështu ka raportuar Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Duke ndarë në median sociale Twitter “Inteligjencën e Mbrojtjes” më të fundit, ajo shton se automjetet e blinduara ruse kanë hapur një rrugë të re përparimi drejt kryeqytetit, pasi nuk kanë qenë të suksesshme në kapjen e Chernihiv, qytet në veri të Ukrainës.

Gjithashtu theksohet se zyrtarët do të vazhdojnë të monitorojnë raportet e “përplasjeve sporadike” midis trupave ruse dhe ukrainasve në periferitë veriore të kryeqytetit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";