Pinë kokainë deri në 2 të mëngjesit, shqiptari godet me thikë 62 herë rumunin në Angli

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pinë kokainë deri në 2 të mëngjesit, shqiptari godet me thikë 62 herë rumunin në Angli

Një rumun është goditur me thikë rreth 62 herë nga një 35 vjeccar shqiptar pasi konsumoi pije dhe kokainë me të.

Ngjarja ka ndodhur në një festë në Birmingham, Angli. Marian Savu, 43 vjeç, nga Rumania, baba i tre fëmijëve, u vra me thikë nga Erlin Hasa, 35 vjeç, një shtetas shqiptar, pas një feste që u zhvillua në një shtëpi në Birmingham, Angli. Ndërsa Savu vrapoi jashtë për t’i shmangur sulmit, Hasa e ndoqi atë duke mbajtur një thikë dhe filloi ta godiste vazhdimisht.

Ditën e incidentit, Hasa dhe Savu po festonin me disa burra të tjerë në një apartament. Rreth orës 02:00, dyshja raportohet se kanë konsumuar kokainë me një burrë tjetër. Pak më vonë, ndërsa viktima ishte ulur dhe lexonte mesazhet e gruas së tij në telefon, Hasa nxori një thikë, i vuri krahun Savu-së në qafë si në mënyrë miqësore dhe dyshohet se ia futi tehun në trupin e viktimës nga një distancë e afërt.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy